Shpërthim në afërsi të ambasadës ruse, ka edhe të vdekur

(Plotësim) Një eksplodim i një veture bombë afër ambasadës ruse në Kabul, la katër civilë të vrarë dhe më shumë se 20 të lënduar.

Bota

20/01/2016 15:58

Mediat lokale kanë raportuar se gjasat më të mëdha janë që një sulmues vetëvrasës ta ketë shkaktuar eksplodimin, transmeton KosovaPress.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Sedik Sedik, tha se sulmi vetëvrasës është kryer rreth orës 17:00, sipas kohës lokale, në pjesën perëndimore të kryeqytetit afgan.

Ndërsa, edhe disa vetura të tjera janë dëmtuar nga shpërthimi, derisa në vendin e ngjarjes shihej zonë e tymosur.

Edhe dëshmitarët konfirmuan se ky ishte një sulm vetëvrasës dhe ka pretendime se cak i sulmit ishte një konvoj i ambasadës ruse. Kjo informatë nuk është konfirmuar, ndërkaq përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë askush.

——————————————

Mbi këtë rajon është ngritur tym i dendur, ndërsa sipas informacioneve të para nga terreni, bëhet fjalë për shpërthim të një autobombe. Ministria e Punëve të Brendshme e Afganistanit, deri më tani, nuk ka njoftuar nëse gjatë shpërthimit ka viktima, por shprehën shqetësim, raporton Anadolu Agency.

Burime të pakonfirmuara pohojnë se së paku dhjetë persona janë plagosur gjatë shpërthimit, ku siç thuhet bëhet fjalë për vetëvrasës me bombë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë ekipe të ndihmës së shpejtë dhe policisë. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.