Shpërthim me bombë në televizionin e njohur, ndërtesa pothuajse shkatërrohet

Një shpërthim tronditi televizionin “Skai” në Athinë.

Bota

17/12/2018 09:02

Një bombë e vendosur pranë studiove të televizionit kritik ndaj qeverisë shkaktoi dëme, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Shpërthimi ishte paralajmëruar me një telefonatë anonime në një tjetër televizion grek, 40 minuta para se të ndodhte, ndaj në zonë ndodhej edhe policia.

Dyshimet e para të autoriteteve janë për një akt terrorist, vepër e organizatave marksiste që veprojnë në vend. Jo rrallë ky televizion është kërcënuar edhe prej politikanëve të Syrizas, madje dhe nga vetë kryeministrit Aleksis Tsipras, shkruan TCH.

Pak vite më parë, qeveria greke u përpoq të mos i jepte licencën kombëtare, por çështja arriti deri në Bashkimin Evropian, çka e detyroi autoritetet ta lejonin “Skain” të hynte në garë.

YouTube player