Shpërthim me bombë në Libi, tre viktima

Një shpërthim me bombë në Derna në lindje të Libisë ka lënë të vrarë të paktën 3 persona dhe ka plagosur 13 të tjerë. Të dyshuar kryesor për sulmin janë militantët e Shtetit Islamik.

Bota

09/08/2015 23:46

Këta të fundit kanë shtuar në masë të madhe prezencën e tyre në Libi, sidomos kohëve të fundit duke shfrytëzuar kështu edhe bllokun politik që po mbretëron në vend.

Qeveria dhe parlamenti me bazë në Tripoli të Libisë nuk janë të njohur ndërkombëtarisht. /arbresh.info