Shpërthim i madh afër ambasadës ruse në Kabul

Militantët talibanë kanë kryer një sulm me bombë në afërsi të ambasadës ruse dhe parlamentit afgan në kryeqytetin, Kabul, raporton Press TV.

Bota

05/10/2015 20:04

Shpërthimi u pasua me shkëmbim zjarri në mes militantëve dhe forcave të sigurisë afgane.

Disa persona të armatosur thuhet se kanë sulmuar shtëpinë e Naeem Baloch, ish-guvernatori anti-Taliban në provincën e Helmandit, i cili ndodhet në afërsi të ambasadës ruse.

Militantët talibanë kanë marrë përgjegjësinë për bombardimin, duke thënë se Baloch ishte objektivi i tyre kryesor.

Baloch, megjithatë, thuhet se ka shpëtuar pa dëmtime nga sulmi. Ai kishte lënë shtëpinë e tij 30 minuta para sulmit./arbresh.info