Shpërthim i fuqishëm në Veri

Shpërthimi ka ndodhur në lokalin e Jubisha Kostiq, i cili deri para pak ditësh ishte Kandidat në listën e SLS’së për zgjedhjet e 3 nëntorit. Ai është tërhequr nga kjo listë ditë më parë.

Lajme

18/10/2013 08:47

Qyteti i Mitrovicës është tronditur sërish, në orët e hershme të mëngjesit, nga një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur në pjesën veriore.

Shpërthimi ka ndodhur në një lokal në rrugën ‘Shutjeska’, pronar i së cilës është Jubisa Kostic, i cili deri para pak ditësh ishte Kandidat në listën e Partisë Liberale Serbe (SLS) të Zëvendëskryeministrit kosovar Slobodan Petovic, SLS për zgjedhjet e 3 nëntorit. Kostic është tërhequr nga kjo listë ditë më parë.

Nga ky shpërthim nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa dëmet materiale konsiderohen të mëdha.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarje për të hetuar rastin.

(Lajmi.net, Kosovapress)