Shpërthim i fuqishëm në Tiranë

Ngjarja ndodhi pranë parkingut-lavazh, në hyrje të digës së liqenit ku dy makina u dëmtuan si pasojë e shpërthimit të një sasie tritoli, por fatmiresisht pa shkaktuar të lënduar, raporton TCH. Automjeti të cili i ishte vënë tritoli, nje BMW X6, me targa AA888DY është në pronësi të një biznesmeni ndërtimi. Kurse automjeti i dytë…

Lajme

24/09/2013 09:19

Ngjarja ndodhi pranë parkingut-lavazh, në hyrje të digës së liqenit ku dy makina u dëmtuan si pasojë e shpërthimit të një sasie tritoli, por fatmiresisht pa shkaktuar të lënduar, raporton TCH.

Automjeti të cili i ishte vënë tritoli, nje BMW X6, me targa AA888DY është në pronësi të një biznesmeni ndërtimi. Kurse automjeti i dytë i dëmtuar është një autoveturë, tip Audi, në pronësi të një dentisti, i parkuar në të njëjtin vend.

Në vendngjaje kanë mbërritur forca të shumta policie ndërsa në orën 21:30 kur ndodhi ngjarja, i pranishëm ishte edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Caushaj. Sipas burimeve të policisë, personat që kanë në pronësi automjetet e dëmtuara nga shpërthimi i tritolit nuk kanë konflikte të hapura. Nuk dihet ende cili mund të jetë motivi i shpërthimit por një nga pistat në drejtim të së cilës po heton policia është një konflikt pronësie i pronarit të parkingut. Pak orë pas shpërthimit forcat e policisë kanë shoqëruar disa persona.

Në javët e fundit në vend janë verifikuar një seri atentatesh me eksploziv të kryera në dëm të funksionarëve të shtetit dhe jo vetëm.