Të Infektuar: 4931

Të Shëruar: 2267

Të Vdekur: 102

‘Shpërthim’ i COVID-19, Brazili vazhdon të thyejë rekorde me infeksione të reja

9:17 | 29 Maj 2020

Brazili ka regjistruar përsëri më shumë se 1.000 vdekje në ditë.

Brazili raportoi 26.417 raste të reja të koronavirusit të ri të enjten, një rekord i lartë për vendin, duke e çuar numrin në të gjithë vendin në 438,238, sipas Ministrisë së Shëndetit brazilian, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Vendi gjithashtu regjistroi 1.156 vdekje të reja të lidhura me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, sipas ministrisë së tij të shëndetësisë, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 26.754.

E enjtja është dita e tretë me radhë që Brazili ka regjistruar më shumë se 1.000 vdekje në ditë. /Lajmi.net/