Shpërthim gjatë namazit të xhumasë në një xhami në Afganistan, 29 të vdekur dhe mbi 100 të lënduar

Një bombë ka shpërthyer brenda një xhamie në lindje të Afganistanit gjatë namazit të së premtes.

Bota

18/10/2019 15:52

Raportohet se të paktën 29 persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur.

Numri i viktimave mund të rritet pasi ekipi i shpëtimit dhe njerëzit po punojnë për nxjerrjen e trupave nga rrënojat, raporton Reuters përcjellë Klan Kosova.

Çatia e xhamisë është rrëzuar për shkak të shpërthimit.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm deri më tani.