Shpërthim eksplozivi në qendër të Tiranës

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 23:50 të së enjtes pranë një lokali në zonën e Bathores, në kryeqytet.

Lajme

05/02/2016 08:26

Nga ky shpërthim nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Lokali ku ka ndodhur shpërthimi mësohet se është në pronësi të shtetasit Xh. D.

Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. / Top Channel.