Shpërthet në mënyrë të kontrolluar një mjet i dyshimtë në Fushë-Kosovë

Një mjet shpërthyes është gjetur të mërkurën në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë-Kosovë.

Lajme

14/04/2021 14:40

Mjeti në fjalë është gjetur rreth orës 11:00. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për lajmi.net derisa tha se mjeti shpërthyes është arritur të shpërthehet në mënyrë të kontrolluar.

“Rreth orës 11:00 në rrugën Nënë Tereza në Fushë-Kosovë është gjet një mjet i dyshuar shpërthyes. I njëjti në mënyrë të kontrolluar është shpërthyer nga njësitet kompetente”, tha ajo.

Me rastin i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm po merren njësitë policore nga stacioni në Fushë-Kosovë./Lajmi.net/