Shpërthen tubi që dërgon gazin rus në Evropë

Një tub që dërgon gazin rus në Evropë ka shpërthyer në pjesën qendrore të Ukrainës, duke përhapur flakët në qindra metra lartësi.

Bota

17/06/2014 19:05

Ministria e Brendshme e Ukrainës, dega në rajonin e Poltavskës, ka njoftuar se asnjë person nuk është lënduar në shpërthimin e 17 qershorit, por zjarrfikësit po kanë vështirësi që të ndalin zjarrin.

Shpërthimi ka ndodhur përgjatë tubacionit Urengoy Pomory Uzhgorod, që mund të transportojë deri në 29 miliardë metër kub gaz, çdo vit nga Rusia, në Slovaki, Hungari dhe Rumani, ku furnizon tubacionet e tjera që e çojnë gazin më tutje në Evropë.

Zyrtarët ukrainas nuk do të jenë në gjendje të tregojnë sa gjatë tubacioni i dëmtuar do të jetë jashtë përdorimit derisa të kryhen hulumtimet e duhura.

Deri më tash nuk kishte ndonjë lajm për arsyen e shpërthimit.

Gazpromi rus ka thënë se nuk do të ketë ndërprerje të rrjedhës së gazit për në Evropë pasi që tubacione paralele mund ta kryejnë këtë punë. (REL)