‘Shpërthen’ trajneri i Portugalisë në konferencë: Të gjithë dëshirojnë të flasin për Ronaldon

Pyetjet e vazhdueshme në lidhje me Cristiano Ronaldon panë që trajneri i Portugalisë, Fernando Santos të përfundojë më herët konferencën e tij para-ndeshjes.

Sport

14/11/2019 08:13

Ronaldo është zëvendësuar në dy paraqitjet e tij të fundit për Juventusin dhe raportohet se u largua nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes, pasi u zëvendësua kundër AC Milan.

Ish sulmuesi i Real Madridit dhe Manchester United ishte dukshëm i irrituar kur i lëshoi vendin Paulo Dybala, i cili shënoi golin fitues, përcjell lajmi.net.

“Të gjithë duan të flasin për Cristiano Ronaldo, të gjithë duan të japin mendimin e tyre për Cristiano Ronaldon”, tha ai përpara takimit kualifikues të Euro 2020 kundër Lituanisë.

“Sepse nëse kjo gjë [zëvendësimi] do të ishte me ndonjë lojtar tjetër, askush nuk do të fliste për këtë. Ne po flasim vetëm për këtë sepse është Cristiano RonaldoWW.

“Ka miliona lojtarë atje dhe duket se kjo ndodh vetëm me të dhe mbase dy ose tre lojtarë të tjerë. Askush tjetër”.

“Cristiano është këtu, ai u thirr, ai është në rregull, ai do të luajë. Nuk kam dyshime për këtë. Kështu që, për mua, këtu nuk ka asnjë çështje për t’u diskutuar”, vazhdoi ai. /Lajmi.net/