Shpërthen peshku në Ulqin, dy ton në ditë (Video)

Një ngjarje tepër e çuditshme ka ndodhur këtë fundjavë në Ulqin, në ujërat e Bunës dhe në det. Peshkatarët kanë mundur të kapin sasi të mëdha peshqish, që shkojnë deri në dy tonë peshk, të kapur brenda dy ditësh. 

Lajme

09/11/2014 22:16

Askush nuk mund të shpjegojë se çfarë po ndodh, dhe se prej nga vjen gjithë kjo sasi peshku. Kjo ndodhi është vënë re gjatë gjithë verës, mirëpo rekordi është arritur ditën e shtunë.

Në fotot dhe videon e postuar mund të shikoni se si varkat janë gati duke u fundosur.

Mediet e Malit të Zi raportojnë se këtë vjeshtë, nuk ka shtëpi apo familje nga Ulqini që të mos ketë ngrënë peshk. Çmimi i tij ka rënë dhe 3 kilogram peshk mund të blihen për 10 euro.