Shpërthen një granatë dore në Istog

Dy persona kanë njoftuar se ka shpërthyer një mjet eksplodues në Istog.

Lajme

23/09/2019 12:43

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ku dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore dhe se përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka.

Dy ankuesit meshkuj K-Shqiptarë kanë njoftuar se ka shpërthyer një mjet eksplodues. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ku dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore dhe se përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar”. /Lajmi.net/