Shpërthen Krasniqi, u përgjigjet kritikuesve (Foto)

Haxhi Krasniqi ka thënë disa fjalë për të gjithë ata që janë duke e kritikuar performancën e tij, pas humbjes në përballjen kundër boksierit gjerman, Jurgen Brahmer.

Sport

23/03/2015 19:17

Haxhi Krasniqi ka qenë mjaft i mllefosur dhe i rreptë, me anë të fjalëve të tij, të cilat i ka postuar në rrjetin social Facebook, vetëm disa minuta më parë.

“Nuk dua t’ju arsytohem, vetem dua t’ju falenderohem dhe dua t’ju them se asnjë njeri ne kete botë nuk do gëzohej me shume se une nese do e fitoja duelin e se Shtunes, andaj asnje njeri në kete bote nuk u hidherua dhe nuk u merzit me shum se une nga kjo humbje”.

“Ju falenderoj shume te gjithe juve qe me keni perkrahur dhe vazhdoni te më perkrahni gjithmone, ju falenderoj se besuat dhe vazhdoni te besoni ne mua, per keto do mbetem gjithe jeten falenderues”.

“Atyre qe u zhgenjyen dhe u deshpruan nga une nuk dua t’ju kerkoj falje po dua tj’u them diçka: Nëse JU të nderuar, do të arritni ndonjëhere deri këtu ku arrita unë me punë, ndjers dhe vullnet atëhere jeni te sigurt se unë do jem Fansi i juaj me i flakt, sepse vetem une e di dhe e kuptoj se sa e veshtir ishta rruga ime drejt Titullit te botes ne boksin profesionist.

Ju falemnderit për mirëkuptim”, ishte postimi i shkruar nga Krasniqi në Facebook.

Krasniqi 2