‘Shpërthen’ Insigne, i fyen bashkëlojtarët me shumë mllef pas barazimit ndaj Sassuolos

Kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne ishte i zemëruar pas barazimit 3-3 kundër Sassuolo të mërkurën.

Sport

04/03/2021 12:33

Kapiteni i Partenopei po tërbohej pasi Neroverdi barazoi në ndalesa dhe nuk e fshehu zemërimin, shkruan lajmi.net.

Kostas Manolas shkaktoi një penallti në minutat e fundit të ndeshjes, ku edhe Sassuolo barazoi rezultatin në 3-3.

Insigne nuk e fshehu aspak zemërimin e tij, duke goditur me shqelm një nga reklamat në stadium dhe u dëgjua duke thënë: ‘Çfarë skuadre mu**’.

Napoli ende nuk po flet me shtypin dhe vazhdon bojkotimin e mediave që nga disfata ndaj Atalantas më 21 shkurt.

Trajneri Gennaro Gattuso arriti ta qetësonte atë për një moment, megjithëse Insigne më pas u drejtua për në dhomën e zhveshjes pasi goditi një shishe me ujë dhe një billboard./Lajmi.net/