Shpërthen gypi, një pjesë e Prishtinës mbetet pa ujë

Në orët e pasdites së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 100 mm në lagjen "Përroi i Njelmët" në Zonën Industriale, magjistralja Prishtinë - Fushë Kosovë.

Lajme

30/05/2020 20:34

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit deri më tash ishin në vendngjarje për sanimin e tij, por që nuk kanë arritur të sanojnë problemin.

Njoftimi i plotw:

Ju njoftojmë se, për shkak të natyrës më të ndërlikuar të defektit, si pasojë e kabllove elektrike në afërsi të gypit dhe mosrrezikimit të jetës së punëtorëve, gjysma e sanimit ka mbetur të realizohet mëngjesin e ditës së nesërme. Me këtë rast, pa ujë të pijshëm janë: lagjja “Prroi i Njelmët” Zona Industriale (në afërsi të gypit të dëmtuar) deri te rrethi i lagjes “Arbëria” që lidhet me rrugën Prishtinë- Mitrovicë. Konsumatorëve u kërkojmë ndjesë dhe u premtojmë që me zbardhjen e ditës së nesërme, ekipet do të merren intensivisht me sanimin! /Lajmi.net/