‘Shpërthen’ Genci: Pas dështimeve të tyre çelin profile “fake” e ofendojnë

Përmes një postimi në Instagram, Genc Prelvukaj ka reaguar ndaj atyre që e ofendojnë.

ShowBiz

31/03/2019 13:51

Genc Prelvukaj ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën ka disa fjalë për ata që e ofendojnë, shkruan lajmi.net.

Mesazhi i reperit është se përkundër këtyre mesazheve plot urrejtje që pranon, nuk ndikon asnjëri që t’ia ulë pozitivitetin.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I GENCIT, PA NDËRHYRJE:

“Rralle here marr ndonji mesazh plot urrejtje ose ofendime, por kur vijne ma bejne diten ma tmire ? Sepse “autoret e talentuar” me tri fjale tregojne qe jane :
1. Ne nivel te tmerrshem per mos me thane te trashe e idiote komplet nga inteligjenca.
2. Dikush qe e grryn nga mrenda cdo sukses i imi. Qe nuk pajtohet me deshtimet e veta ne jete.
3. Njerez qe iu kam ndihmu ne pune e ne jete dikur e pas zhgenjimeve ne ta i kemi nda rruget. Pas deshtimeve te tyre celin profile “fake” e ofendojne.
Njerez qetesohuni. Edhe nese une nuk merrem me kete pune kjo nuk ua zgjidh problemet. Btw im happy dhe asnje prej jush nuk ma ule as 1% pozitivitetin. Vec ma shtoni ?”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bvqz6uVlJRM/