Shpërthen Chelsea

Chelsea e gjeti fitoren e shumëkërkuar. Gjiganti londinez mori pikët e plota nga udhëtimi te West Ham United ku fitoi me rezultat të thellë 3:0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 12-të në Premierligë. Skuadra e menaxherit Jose Mourinho i dha fund serisë negative prej dy ndeshjeve pa fitore – humbje 2:0 nga Newcastle…

Sport

23/11/2013 19:31

Chelsea e gjeti fitoren e shumëkërkuar. Gjiganti londinez mori pikët e plota nga udhëtimi te West Ham United ku fitoi me rezultat të thellë 3:0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 12-të në Premierligë.

Skuadra e menaxherit Jose Mourinho i dha fund serisë negative prej dy ndeshjeve pa fitore – humbje 2:0 nga Newcastle dhe barazim 2:2 me West Bromëich Albionin – duke dominuar rivalin londinez.

Mesfushori Frank Lampard shënoi golin e tij të parë pas dhjetë ndeshjesh në Premierligë duke e kaluar Chelsean në epërsi në minutën e 21-të nga penalltia.

Oscar e dyfishoi avantazhin e gjigantit londinez me golin e tij në minutën e 34-të.

Kurse, Lampard shënoi sërish dhjetë minuta para fundit duke e vulosur fitoren e thellë të Chelseas me çka ata u barazuan me pikë me Liverpoolin në pozitën e dytë (24), por kanë katër pikë më pak se lideri Arsenal.