Shpërthen bombola e gazit në banesë, lëndohen dy persona

Një banesë është përfshirë nga flakët si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.

Lajme

17/07/2019 08:33

Ngjarja ka ndodhur  në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës  ku për pasojë kanë mbetur të plagosur pronarët e banesës,  49 –vjeçari, R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.

Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Nuk ka persona të tjerë të lënduar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera. Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme procedurale. /tch