Shpërthejnë sërish serbët: Kampionia olimpike e Kosovës refuzoi doping testin (FOTO)

Majlinda Kelmendi i solli medaljen e parë të Lojërave Olimpike shtetit të Kosovës. Ajo fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë.

Sport

08/08/2016 23:57

Por, duket se mediat serbe nuk po munden të kapërdijnë këtë fakt dhe po vazhdojnë me gënjeshtrat e tyre.

Një e fundit bën fjalë për refuzimin që kinse i ka bërë xhudistja kosovare komisionit anti-doping, ku sipas tyre, ajo ka refuzuar të bëj testin dy muaj më parë, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur në shtetin francez dhe i referohen burimeve brenda federatës së ndërkombëtare të xhudos.

“Kontrolli është bërë në muajin qershor në Francë. Xhudisjta dhe trajneri nuk kanë pranuar t’i nënshtrohen testit”, ka thënë burimi i afërt me Federatën Botërore të Xhudos.

Kujtojmë se ditë më parë organizatorët e Lojërave Olimpike të Rios kanë pezulluar një numër të madh të sportistësh rusë për shkak të skandalit të dopingut.