Shpërthejnë BBC, ja sa gola i kanë shënuar në La Liga

Treshja e Real Madridit, Bale-Benzema-Ronaldo, nuk kanë të ndalur.

Sport

01/02/2016 09:04

Real Madrid i ka realizuar 64 gola në La Liga këtë sezonë, ndërsa 50 prej tyre janë shënuar nga treshja Bale-Benzema-Ronaldo.

Prej tyre, Ronaldo i ka shënuar 19, Benzema 18 dhe Bale e ka gjetur golin në 13 raste.

Uellsiani mungoi në fitoren 6:0 ndaj Espanyolit, mirëpo përkundër këtij fakti, Ronaldo realizoi hat-trick dhe një gol tjetër e shtoi Benzema.