Shpërndahet Kuvendi i Maqedonisë Veriore

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut kanë votuar për shpërbërjen e tij.

Lajme

16/02/2020 17:29

Me 108 vota për, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Nuk votuan 7 deputetët e pavarur të VMRO-DPMNE-së.

Shpërndarja e Kuvendit hap rrugën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit./AlsatM