Shpërndahen 500 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity” kanë shpërndarë 500 pako ushqimore për familjet në gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike.

Lajme

16/05/2019 17:49

“Organizata ‘Qatar Charity’ në koordinim me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale dhe qendrat për punë sociale në Komunën e Prishtinës, shpërndanë 500 pako ushqimore për familjet në gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike. Të ndihmojmë të gjithë nga pak, ata që kanë nevojë shumë!”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.