Shpërblimi për triumfin në Superkupë, PSG mori 30 herë më pak se kur e fitoi Ligën e Kampionëve

Lojtarët e PSG-së mposhtën Tottenhamin mbrëmë pas një serie penalltish dhe fituan Superkupën e Evropës, por shpërblimi financiar për këtë sukses ishte relativisht modest. Sipas raportimeve nga mediat e ndryshme evropiane, fitimi i tyre ishte 30 herë më i ulët se për titullin e Ligës së Kampionëve. Për pjesëmarrjen në ndeshjen e luajtur mbrëmë në…

Sport

14/08/2025 11:35

Lojtarët e PSG-së mposhtën Tottenhamin mbrëmë pas një serie penalltish dhe fituan Superkupën e Evropës, por shpërblimi financiar për këtë sukses ishte relativisht modest.

Sipas raportimeve nga mediat e ndryshme evropiane, fitimi i tyre ishte 30 herë më i ulët se për titullin e Ligës së Kampionëve.

Për pjesëmarrjen në ndeshjen e luajtur mbrëmë në Udinese të Italisë, të dyja ekipet morën nga katër milionë euro, ndërsa PSG-së iu shtua edhe një milion euro si fituese.

Kështu, shuma totale për parisienët arriti në 5 milionë euro, krahasuar me 150 milionë eurot që morën për fitimin e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Edhe pse PSG luajti 17 ndeshje për të arritur titullin e Ligës së Kampionëve, shpërblimi prej 5 milionë eurosh për Superkupën duket i papërfillshëm në krahasim me kostot e larta të transferimeve dhe pagave në futbollin modern.

Gjuajtjet e penalltive përfunduan 4:3 në favor të Parisienëve.