Shpërblehet Sturridge

Daniel Sturridge do të shpërblehet për paraqitjet e tij fantastike me Liverpoolin, me kontratë të re deri në vitin 2019, dhe pagë prej 140 mijë funtesh në javë.

Sport

10/09/2014 17:34

Liverpool është i gatshëm të blindojë sulmuesin Daniel Sturridge. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, menaxheri i Reds, Brendan Rodgers ka përgatitur kontratë të re me kushte të përmirësuara financiare për sulmuesin anglez.

Rodgers dëshiron që Sturridge të konfirmojë të ardhmen e tij në Anfield deri më 2019, duke përfituar 140 mijë funte në javë.

Sturridge është shndërruar në një prej futbollistëve kryesorë të Liverpoolit dhe do të ketë përgjegjësi edhe më të mëdha në ekip, pas largimit të Luis Suarezit drejt Barcelonës, gjatë afatit kalimtar të verës.