Shpërbërja e Kuvendit duhet të ndodh këtë javë

Shkëlzen Maliqi mendon se Kuvendi duhet të themelojë Gjykatën Speciale. Ai tha se nëse partitë duan që zgjedhjet të mbahen në muajin maj ose qershor, atëherë Kuvendi i Kosovës duhet të shpërndahet këtë javë.

Lajme

22/04/2014 09:08

Analisti politik Shkëlzen Maliqi thotë se nëse partitë politike duan që zgjedhjet të mbahen në maj ose në qershor, atëherë Kuvendi duhet të shpërbëhet këtë javë.

Në një intervistë në “Epoka e Re”, Maliqi ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të kryej disa obligime para se të shpërndahet, siç është vazhdimi i mandatit të EULEX-it dhe themelimi i Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se është më mirë që Gjykata Speciale të votohet në Kuvend, e jo të themelohet nga OKB-ja ose BE-ja.

“Nëse dëshirojmë që zgjedhjet parlamentare të mbahen në fund të majit ose në fillim të qershorit, shpërbërja e Kuvendit duhet të ndodhë këtë javë”.

“Nëse nuk shpërndahet Kuvendi këtë javë atëherë mund të ndodhë të shtyhen zgjedhjet deri kah fundi i qershorit”.

“ Në fund të fundit zgjedhjet mund të mbesin krejt për shtator dhe të kryhen këto obligime”.

“Gjykata Speciale do të duhej të votohet në Kuvendin e Kosovës. Do të ishte shumë më keq që këtë gjykatë ta themelonte OKB-ja apo BE-ja”, ka thënë për “Epoka e Re”, Shkëlzen Maliqi.