Shpërbëhet parlamenti, Maqedonia zgjedhje me 5 qershor

Para pak çastesh, lideri i LSDM-së Zoran Zaev kumtoi që LSDM nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit, pasi u shpërbë parlamenti nga ana e VMRO-së. 

Lajme

06/04/2016 23:35

“Nikolla Gruevski në vazhdimësi ka prishur marrëveshjen e Përzhinos. Reformat në media nuk u pranuan. Nuk dorëzohemi nga principet në të cilët insistojmë. Në emër të principeve në emër të demokracisë. LSDM nuk dot ë merr pjesë në këto zgjedhje të rrejshme”, ka thënë lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Nga ana tjetër,  Parlamenti është shpërbërë, dhe zgjedhjet janë më 5 Qeshor. Kështu ka vendosur shumica parlamentare sonte në Parlamentin Republikan, njofton Zhurnal.

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, ka shprehur falenderime për deputetët dhe ka shpërndarë Parlamentin.

”Ju falemnderoj për bashkëpunimin dhe për punën e deritanishme në parlamentin e Maqedonisë. Shpresoj se do të shihemi në të ardhmen si kolegë”.

Pas përmbylljes së fjalimit, Veljanovski e shpalli parlamentin të shpërbërë dhe ky akt u prit me ovacione nga deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët ishin të vetmit në sallë.

Seanca ka zgjatur 10 minuta, derisa në rend dite ishin propozimet ligjet në kuadër të seancës së 98-të. Në këtë seancë nuk u konstatuan dorëheqjet e ministrave dhe zëvendësministrave nga radhët e LSDM.

Ndërkohë, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev paralajmëroi press konferencë për në ora 23, për të kumtuar qëndrimin e partisë së tij rreth zhvillimeve të fundit në Parlament.