Shpendi në mesin e 28 njerëzve që po formësojnë, dridhin dhe nxisin Evropën

Një listë prej 28 njerëzve të njohur botëror, ata që po konsiderohen se janë duke transformuar Evropën.

Bota

07/12/2016 09:11

Kjo listë përfshin nga një person për çdo vend të ndryshëm, transmeton lajmi.net.

Për ta është shkruar se janë njerëz të fuqishëm dhe kanë një ndikim shumë të madh në pushtet.

Madje, lista përshkruan ata që me gjasë janë njerëzit që do ta ndryshojnë botën tonë, dhe do të krijojnë një botë më të mirë në 2017.

17 burra dhe 11 gra nga vende të ndryshme, të gjithë që përshëndesin nga politika, mediat, artet dhe biznese tjera.

Zgjedhja e këtyre 28 personave është subjektive dhe e diskutueshme. Edhe pse shumë njerëz tjerë të denjë janë lënë jashtë kësaj liste, këta janë të vetmit që konsiderohen se po sjellin diçka të re e të fuqishme në Evropë.

Në mesin e tyre, nga Republika e Kosovës është zgjedhur kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ai është i përzgjedhur në këtë listë, pasi shihet si një person i fuqishëm dhe i gatshëm të përfaqësojë një vend dhe të mbikëqyrë atë.

Numër 28 në listë është Shpend Ahmeti. /Lajmi.net

http://www.politico.eu/list/politico-28-class-of-2017-ranking/