Shpendi e quan mashtrues dhe ndërtues ilegal Deshishkun
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas deklaratës së Hashim Deshishkut se pushteti i Vetëvendosjes në Prishtinë i ka lënë 4 mijë punëtorë pa punë.

Lajme
Sipas Ahmetit, deklaratat e Deshishkut vijnë pas ndërprerjes së ndërtimeve pa leje.
Ai me këtë rast e ka përmendur pronën e Deshishkut para Kuvendit të Kosovës, ku nuk po lejohet të bëhen ndërtime.
Ahmeti ka thënë se parandalimi i ndërtimeve pa leje i ka prekur edhe interesat e njerëzve të caktuar në politikë.
“Si duket, ndalja e ndërtimeve pa leje i ka prekur edhe interesat e njerëzve të caktuar në politikë, përfshirë këtu edhe pronat përballë Kuvendit, ku janë mashtruar dhjetëra qytetarë. Por, kjo është demokraci dhe çdonjëri e ka të drejtën e fjalës, por jo edhe të drejtën e shkeljes së ligjit”, ka thënë Ahmeti për portalin InLajm.