Shpendi Ahmeti do vendos pllakë që të përkujtoj ish-zyrat ku punonte Albin Kurti

Komuna e Prishtinës do të bëj përurimin e një pllake tek ish-zyra politika e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kryeqytet, vendi ku lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kishte shërbyer për disa muaj deri në arrestimin e tij nga forcat serbe.

Lajme

11/06/2015 10:32

Kryeqyteti që prej më shumë se dy vitesh, udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, që në këtë pozitë erdhi si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, një organizatë politike që u themeluar nga Albin Kurti, raporton lajmi.net.

Pllaka që përkujton ish-zyrat politike të UÇK-së do të vendosen në selinë e cila udhëhiqej në vitin 1999 nga i burgosuri politik, Adem Demaçi, në rrugën Lidhja e Prizrenit të lagjes Tophane në Prishtinë.

Vendosja e pllakës që përkujton UÇK-në nuk ishte bërë nga udhëheqësit paraprak që vinin që nga paslufta nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.