Shpend Kursani kërkon që të mërkurën të rrëzohet pushteti

Aktivisti i shoqërisë civile, Shpend Kursani, ka bërë thirrje që të mërkurën kur do të mbahet edhe protesta e thirrur nga partitë opozitare, të rrëzohet pushteti, por edhe sistemi aktual politik në vend.

Lajme

01/02/2015 23:23

Kursani, ish bashkëaktivist në organizatën KIPRED me deputetin aktual të Vetëvendosjes, Ilir Deda, duke u ‘mllefosur’ nga largimi masiv i qyetatarëve nga vendi, ka bërë thirrje për ta rrëzuar me dhunë pushtetin, sipas tij për ta çliruar vendin. 
 
 
Thirrja e plotë e Kursanit postuar në profilin e tij në Facebook (pa ndërhyrje nga redaksia):  
 
Bashkeqytetare, shoke, e shoqe te dashtuna: a po bojme dicka per kete situate?
 
Meqe nuk shoh bashkim e bashkepunim intelektual tjeter, mendoj se rruga e vetme ne keto rrethana eshte ta mbushim sheshin ne protesten e te merkures me 4 shkurt 2015 ne Prishtine, dhe ta renojme jo vetem kete pushtet, por kete sistem i cili nese nuk renohet, serish do te na sjelle nje tjeter pushtet te njejte edhe po te renohet ky i tanishmi.
 
Ta renojme me cdo mjet, me cdo mjet porporcional qe ky sistem e perdore per ta dhunu e poshteru qytetarin e vet. T’i gjunjezojme keta pushtetare e t’i largojme nga detyra e dhunueseve te qytetareve te vet. E kemi per obligim, ne mungese te ideve tjera.
 
E frikshme ku na e kane pru. E frikshme.