Shpend Ahmeti tregon se kur do ta braktiste Vetëvendosjen

Kryetari i Prishtinës, njëri ndër figurat kryesore në Vetëvendosje, në një intervistë për Zërin, ka treguar edhe për rrethanat eventuale që do të bënin që ai ta braktiste partinë.

Lajme

22/04/2016 09:04

Ahmeti ka thënë se kjo do të mund të ndodhte atëherë kur do të kishte më shumë mospajtime se sa pajtime në raport me idetë e tij dhe ato të Lëvizjes.

“Në momentin kur unë më shumë nuk pajtohem se sa që pajtohem, atëherë e kisha bërë shumë të qartë se askush nuk më shtyn të rri me zor as në Lëvizje as në çfarëdo grupimi politik”.

“Unë e thashë, në momentin kur unë do të kisha më shumë mospajtime se sa pajtime, atëherë domethënë jo në Lëvizje, por mendoj se është racionale për çdo individ të veprojë ashtu, por nuk dua që kjo të tingëlloë e të thuhet tash në ndonjë titull që Shpend Ahmeti do ta lëshonte Vetëvendosjen në këto rrethana apo në ato rrethana. Unë mendoj se të gjitha betejat që I kemi për konceptin i bëjmë brenda strukturave të Lëvizjes dhe duke u rritur Lëvizja rriten më shumë, edhe diskutimet, edhe demokracia, edhe pastaj domethënë konceptet të cilat janë të shumicës ngadhënjejnë”.