Shpend Ahmeti thotë se po e bënë ‘dritë’ Prishtinën (Foto)

Komuna e Prishtinës dhe faqja e kryetarit Shpend Ahmeti në Facebook, kanë shpërndarë disa foto për të cilat thonë se paraqesin disa rrugë të kryeqytetit të ndriçuara kohëve të fundit.

Lajme

26/04/2015 22:02

Zgjerimi dhe modernizimi i rrjetit të ndriçimit publik është një prej projekteve më të rëndësishme të Komunës së Prishtinës, përmes të cilit do të ndriçohen të gjitha lagjet dhe fshatrat e kryeqytetit, thuhet në njoftimin e Komunës.

a

“Në disa pjesë të qytetit janë duke u vendosur trupat ndriçues, ndërsa së shpejti do të fillojnë punët edhe në lagjet e tjera të Prishtinës”.

“Deri më tani, është bërë zgjerimi i ndriçimi në rrugët Dritan Hoxha dhe “Xhevat Qena” (Veternik), në “Lakrishte” dhe në rrethrrotullimin që ndodhet tek spitali në rrugën Fehmi Lladrovci”.

aa

“Gjatë ditëve në vijim planifikohet zgjerimi dhe modernizimi i rrjetit të ndricmi publik në parkingun që ndodhet në rrugën “Tirana”, më pastaj tek shkolla “Xhemajl Mustafa”, zgjerimi i ndriçimit në rrugën Selami Pulaha që ndodhet në Ulpianë duke i përfshirë edhe parkingjet, tuneli që lidh rrugën “Rexhep Luci” me sheshin “Zahir Pajaziti”. Modernizmi i rrjetit të ndriçimit publik do të vazhdojë edhe në rrugën “Hajdar Dushi”, në fshatin “Shkabaj”, etj.”.

aaa

Komuna thotë se zgjerimi dhe modernizimi i rrjetit të ndriçimit publik në hapësirat e pandriçuara do të shtojë në mase të madhe nivelin e sigurisë si dhe do të reduktojë mundësitë e aktiviteteve të keqbërësve, gjë që ka qenë edhe brengë e banorëve të lagjeve ku ka munguar ky ndriçim. (lajmi.net)

aaaa

aaaaa

aaaaaa

aaaaaaa

aaaaaaaa