Shpend Ahmeti: Qëllimi ynë është përmirësimi i jetës
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur Konventën. Delegatëve dhe mysafirëve u është drejtuar kryetari i zgjedhur Shpend Ahmeti.
Lajme
Kryetari i sapozgjedhur i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti, në fjalimin e parë, tha se duhet punuar për instalimin e vlerave europiane në Kosovë.
“Nuk është përzgjedhë rastësisht data 9 Maj, Dita e Europës, që çuditërisht në Kosovë është ditë pushimi”.
Ahmeti tha se qëllimi kryesor i kësaj partie është përmirësimi i jetës në kolektiv dhe jo për individë.
“Partia Socialdemokrate u krijuar në vitin 1990 është ndër subjektet më të vjetra të vendit. Nuk është përzgjedhur rastësisht 9 maji, që çuditërisht në Kosovë është pushim”.
“Evropa duhet të instalohet në Kosovë, ne nuk duam të shkojmë të jetojmë të gjithë në Evropë, por standardet e Bashkimit Evropian të vijnë në Kosovë. Ne duam që të luftojmë për normalitet, për barazi, jo si individë, por si shoqëri, sepse edhe nga e kaluara nuk i kemi bërë askujt keq që të trajtohemi si të pabarabartë”.
Ahmeti foli edhe për gjeneratat e reja duke u ndërlidhur me dëshirën e të rinjve për t’u larguar nga vendi në mungesë të perspektivës.
“Nuk është vend i keq ky, por e shohin që këtu kanë ndodhë gjana të kqija, edhe detyrohen të ikin”, tha Ahmeti.
“Gjenerata e re nuk është që nuk ka ideal, por na nevojitet një konkretizim i këtyre idealeve, e ne social demokratët jemi shumicë”, shtoi ai. /Lajmi.net/