Shpend Ahmeti për Prishtinën

Grupi i analistëve dhe gazetarëve të mbledhur nga Instituti D4D ka ardhur në përfundim që Shpend Ahmeti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, është përzgjedhja më adekuate për të drejtuar Prishtinën.

Opinion

28/10/2013 05:54

SERI EDITORIALESH QË NXJERRIN KANDIDATËT MË ADEKUATË PËR KRYETAR

[infobox style=’regular’ static=’1′]

Duke diskutuar dhe analizuar secilin kandidat, të kaluarën e tyre, premtime, performancën në debate, cilësinë e porosive dhe programit të tyre, një grup analistësh dhe gazetarësh kanë krahasuar ata dhe kanë nxjerrë kandidatin më adekuat.

Dëshirojmë të inkurajojmë opinion-formuesit që të diskutojnë haptazi performancën dhe të jenë më të guximshëm në kritikat apo lëvdatat e politikave dhe kandidatëve që proklamojnë ato, përkundër frikës se dikush mund të na akuzojë për anim.

Kemi ndërmarrë disa mënyra për të zvogëluar rrezikun e animit: përfshirje e gjerë të analistëve, shqyrtim të detajshëm të epërsive dhe dobësive të kandidatëve, votimi veç e veç për 10 kritere, dhe kërkimi i konsensusit përfundimtar se cili do të ishte kryetari më i mirë.

Emrat e analistëve dhe gazetarëve që ishin pjesë të këtij diskutimi do të publikohet në përmbyllje të kësaj serie të shkrimeve. Artikulli gjithashtu mund të gjendet në web faqen e Institutit D4D që koordinon këtë proces (www.d4d-ks.org).

Nisma përkrahet nga Mbretëria e Holandës.

Editoriali nuk reflekon qëndrimet e lajmi.net.

[/infobox]

AHMETI PËR PRISHTINËN

Në sytë e një pjesë të qytetarëve të Kryeqytetit, Isa Mustafa shihet si i pakonkurrencë në garën për Kryetar të Prishtinës, edhe për faktin se Prishtina shpeshherë është konsideruar si bastion i kësaj partie. LDK i ka fituar të gjitha zgjedhjet e pasluftës në Kryeqytet, me një dallim të madh karshi partive tjera. Kjo mund të jetë edhe një arsye shtesë pse fitorja e Mustafës supozohet se mund të jetë e lehtë.

Mirëpo, 13 vjet pas luftës, Kryeqyteti i Kosovës ende ballafaqohet me probleme elementare: mungesë të ujit, ndërtime pa leje, kaos në trafik, mungesë të çerdheve dhe parkingjeve, etj. Këto janë arsye të forta për qytetarët e Prishtinës që të kërkojnë ndryshime, përmes së cilave do të bëhej e mundur nisja e një etape të re, ku – përveç përmirësimeve konkrete – do të niste edhe ndryshimi i një filozofie qeverisëse me qasje të qeverisë lokale të fokusuar ndaj qytetarit dhe nevojave të tij.

Një grup gazetarësh dhe analistësh, pas një debati thelbësor, kanë ardhur në përfundim se zgjidhja më e mirë për Prishtinën do të ishte Shpend Ahmeti, Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky grup ka analizuar deklarimet programatike të secilit prej kandidatëve, ka analizuar kujdesshëm disa nga debatet televizive dhe pas analizimit edhe të raporteve monitoruese të organizatave profesionale që kanë mbuluar punën e Komunës së Prishtinës, është vlerësuar si i domosdoshëm ndryshimi në udhëheqjen e kryeqytetit.

Karshi kandidatëve tjerë, oferta e Shpend Ahmetit është vlerësuar si plani më i mirë dhe më konkret për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e Prishtinës.