Shpend Ahmeti “në hall” edhe pas zgjedhjeve, ngritet peticion për shkarkimin e tij

Edhe po të rinumëroheshin të gjitha vendvotimet, zor se do t’i kryenin punë Shpend Ahmetit për të hyrë në Kuvend.

Lajme

19/10/2019 20:59

Kryetari i kryeqytetit, njëherit edhe i PSD-së, ka pësuar rënie të madhe në elektorat, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

E meqë as për së afërmi më nuk i ka votat që i kishte dikur, dikush ka ngritur peticion për shkarkimin e tij edhe nga detyra e kryetarit të Prishtinës.

Madje në media u raportua se partia e Shpend Ahmetit ka fituar veç një ulëse në Kuvend, në listën e përbashkët me AAK-në.