Shpend Ahmeti: Mos gaboni me i prek njerëzit pse ju shajnë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për arrestimin e aktivistit të VV-së nga policët dhe truprojat e Presidentit Hashim Thaçi. Ahmeti po thotë se reagimi i tij s’ka të bëjë me parti apo përkrahje për dikë

Lajme
Ahmeti ka shkruar në Facebook se njëjtë do ta mbronte edhe Thaçin nga brutaliteti policor.
Postimi i plotë:
Ska të bëj me parti e as përkrahje për dikënd. Thjeshtë, edhe Hashimin do ta mbroja nga brutaliteti policor për shkak të një fjalë goje. Për më shumë, Veronin e njoh se ka qenë vullnetar në çdo fushatë timen. Pa marr parasysh bindjeve, mos gaboni mi prek njerëzit pse ju shajnë.
Mos i ngulfatni njerëzit pse nuk pajtohen me juve p marr parasysh se kush jeni. Mos i shtini policinë nç betejat e juaja të inateve personale. Sepse Veronat nuk ju kanë faj. /Lajmi.net/