Shpend Ahmeti kundër vizitës së Vulinit, kërkon lirimin e aktivistëve të VV-së

Lidhur me vizitën e Aleksandër Vulinit në Kosovës ka reaguar edhe Shpend Ahmeti. Ai ka thënë se krimineli nuk bënë të kthehet aty ku ka bërë krim e aq më pak me siguri nga institucionet. 

Lajme

06/01/2015 14:53

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë thirrje që të lirohen aktivistët e VV-së, që sot janë arrestuar në Gjakovë.

Aktivistët e VV-së janë arrestuar në protestën e organizuar kundër vizitës në Kosovë të ministrit serb të Punës dhe Çështjeve sociale Aleksandër Vulin.

Ahmeti në një postim në Facebook ka shkruar se krimineli nuk bën të kthehet në vendin  e krimit me liri të plotë. Ai ka bërë thirrje institucioneve që mos të thirren në vlera europiane, sepse sipas tij, në Europë kriminelët janë të burgosur ose në arrati.

“Krimineli nuk bën të kthehet në vendin e krimit, posaçërisht jo me lirinë e garantuar nga institucionet tona. Mos u thirrni në vlera evropiane sepse në Evropë kriminelët e luftës janë ose në burg ose të arratisur nëpër vende të largëta”.

“Respekt për aktivistët dhe qytetarët e Gjakovës që protestuan kundër kësaj vizite. Njëherit bëj thirrje të lirohen protestuesit e arrestuar sa më parë”.