Shpend Ahmeti kthehet kah Thaçi
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duket se mjaft mirë e përjeton prezencën e Thaçit në ahengje të përbashkëta.
Lajme
Një pritje për ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ian Cliff, i cili po e lëshon Kosovën pas katër viteve shërbimi, ka mbledhur shumë prej miqve të tij vendorë dhe ndërkombëtarë në një vend të përbashkët.
“Ambasadori Cliff ndihmoi shumë vendin tonë, nga puna e shkëlqyer në renovim të shtëpive otomane në nën kalanë e Prizrenit dhe deri tek projektet e diplomacisë publike me shtetet që nuk kanë njohur Kosovën”, ka shkruar Thaçi për ambasadorin Cliff, në Facebook.
Por, e veçanta e kësaj ndeje është edhe një fotografi ku shihet kryetari i Prishtinës, duke i buzëqeshur butësisht Thaçit. Derisa Vetëvendosje ne publik i ik kontakteve me Thaçin, duket se Ahmeti nuk e ka këtë problem, sepse në këtë fotografi shihen edhe duke bashkëbiseduar.(lajmi.net).