Shpend Ahmeti ka një lajm të mirë për qytetarët e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka kaluar projekti I parkingut të madh nëntokësorë te Fakulteti Filologjik.

Lajme

16/04/2018 15:57

“Sot, në Komitetin Ndërministror për Partneritet Publiko Privat ka kaluar projekti i parkingut të madh nëntokësor te Fakulteti Filologjik me minimum 500 vendparkime. Falenderoj drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Qendrueshem dhe drejtorin Genc Bashota si edhe Deloitte që na ka ndihmuar me fizibilitetin e këtij projekti madhor”, ka thënë Ahmeti.

 Ai ka thënë se në dy javet në vijim do të organizohet një takim informues me investitorët potencial dhe shumë shpejtë projekti do të dalë në tenderim.
 “Super lajm për Prishtinën”, tha kryetari Ahmeti.