Shpend Ahmeti godet Ilir Dedën: Nuk ka të drejtë të flas

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka refuzuar që të flas për veprimet e deputetëve të opozitës duke thënë se me më rendësi është të diskutohet për pozitën se sa për opozitën.

Lajme

02/10/2015 22:58

“Mendoj që duhet të diskutohet se sa investime të huaja janë bërë në Kosovë, sa ka shpenzuar qeveria në New York, mendoj që kjo duhet të diskutohet e jo për opozitën”, ka thënë Ahmeti në Argument Plus të RTV21.

I pyetur për deklaratat e bashkë-partiakut të tij Ilir Deda, Ahmeti ka thënë se kur je pjesë e një grupacioni, nuk mund të flasësh në emër personal.

“VV’ja ka Këshillin e Përgjithshëm, dhe kryesinë. Në momentin kur jam pjesë e një grupacioni nuk mund të flas vetëm në emrin tim.

Për shembull në kandidimin tim kanë punuar shumë njerëz dhe nuk është në rregull që të flas vetëm në emrin tim. Ky është diskurs, ajo që ka thënë zoti Deda i bie që nuk është program i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Ahmeti.