Shpend Ahmeti: Drejtësinë për Astritin duhet ta kërkojmë të gjithë

​Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook, ka treguar se në varrimin e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, morën pjesë shumë qytetarë. Sipas tij, drejtësia për të duhet të vihet për shkak të Kosovës e kombit.

Lajme

08/11/2016 21:08

Postimi i Ahmetit:

Qindra qytetarë në marshin për Astritin, homazhet te teatri e posaçërisht në varrimin e tij sot. Shumica me lot në sy. Familja e ngushëlluar nga prezenca dhe mbështetja e bashkëqytetarëve. Shokët e shoqet e dërmuara por krenarë që e patën mik. Aktivistët në kujtesë të veprave të mira të Astritit. I tillë ishte, i qëndrueshëm, punëtor, solidar e mbi të gjitha i mirë. Vetëmohues. Drejtësinë për të duhet ta kërkojmë të gjithë, çdo ditë dhe në çdo forum. Për shkak të drejtësisë, për shkak te Astritit, për shkak te familjes, për shkak te shokëve e shoqeve aktiviste, për shkak të Kosovës e për shkak te kombit.