Shpend Ahmeti del me njoftim për qytetarët pas reshjeve të shiut
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një njoftimi bëri të ditur se do të ndërprehet dezinsektimi hapësinor, për shkak të reshjeve të shiut.

Lajme
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, tha se dezinsektimi i paraparë për të vazhduar këtë javë, do të vazhdojë pas përmirësimit të motit.
Njoftimi i plotë:
“Të dashur qytetarë,
për shkak të reshjeve të shiut, do të ndërprehet dezinsektimi hapësinor i paraparë për të vazhduar këtë javë. Ne do të vazhdojmë me punën në momentin e përmirësimit të motit, si dhe do të ju njoftojmë me kohë.
Ju faleminderit për bashkëpunimin e deri tanimë”. /Lajmi.net/