Shpend Ahmeti apelon te mësimdhënësit që të mos humbet mësimi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, iu ka bërë apel mësimdhënësve që të gjejnë një zgjidhje për mësimin.

Lajme

20/01/2019 23:17

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, iu ka bërë apel të gjithë mësimdhënësve që të gjejnë një zgjidhje që fëmijët të mos humbin mësimin, shkruan lajmi.net.

Ai përmes një njoftimi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se komunat nuk përcaktojnë nivelin e pagave në sektorin publik, por siç ka shkruar Ahmeti, komunat janë përgjegjëse për arsimin parauniversitar.

“Lufta për të drejtat e punëtorëve nuk duhet të ndalet në asnjë sektor asnjëherë por nganjëherë dëmi kolateral është më i madh se përfitimi momental”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti, përcjell lajmi.net.

Postimi i potë i Ahmetit pa ndërhyrje:

Komunat në Republikën e Kosovës nuk përcaktojnë nivelin e pagave në sektorin publik.

Megjithatë, jemi përgjegjës për arsimin parauniversitar në komunat tona.

Prandaj me shqetësim, bashkë me fëmijet e prindërit, po e përcjellim grevën që ka lënë klasët e zbrazëta, e fëmijët në shtëpi.

Si Komunë e Prishtinës apelojme tek mësimdhënësit që të gjejnë rrugën që fëmijët të mos humbin mësimin.

Lufta për të drejtat e punëtorëve nuk duhet të ndalet në asnjë sektor asnjëherë por nganjëherë dëmi kolateral është më i madh se përfitimi momental. /Lajmi.net/