Shpat Kasapi sërish me një biondinë (FOTO)

Në foton që kemi zbuluar së fundi, duket se si këngëtari i njohur Shpat Kasapi shfaqet bashkë me një femër të panjohur, por në një pozicion më intim, që të lë të mendosh se nuk mund të jetë fanse apo mikeshë e tij, por një femër që shoqërohet dhe ndan momentet intime.

ShowBiz

06/05/2015 17:00

Megjithatë, sipas disa burimeve tona të mirinformuara, mësojmë se këngëtari është në një lidhje dashurie me një femër të re në moshë nga qyteti i Tetovës, por që ende nuk kemi arritur të mësojmë nëse është pikërisht kjo bukuroshe në krah të tij apo jo. shkruan Panorama.

Vajza në foto duket mjaft e re në moshë në krahasim me Shpatin, i cili po i afrohet të 30-ave.

Ndoshta ditët në vazhdim do të mund të mësojmë më shumë mbi jetën e tij private, ndërkohë që disa miq të këngëtarit pohojnë me shumë bindje se ai ka akoma komunikim me ish-të fejuarën, e cila duket se po kalon momente të vështira në lidhjen e saj me hokeistin çek, Jakub Kindl. lajmi.net