Shpat Deda vjen me këngën M’fal
Shpat Deda e ka lansuar këngën e tij më të re, M’fal. Këngëtari kosovar e publikoi të premten videoklipin e kësaj kënge, pjesë e albumit të tij të dytë, ‘Dathë’, që pritet të dalë në treg gjatë verës së vitit 2014. Deda e ka shkruar vetë këtë këngë, duke e bërë po ashtu muzikën, kurse…

ShowBiz
Shpat Deda e ka lansuar këngën e tij më të re, M’fal. Këngëtari kosovar e publikoi të premten videoklipin e kësaj kënge, pjesë e albumit të tij të dytë, ‘Dathë’, që pritet të dalë në treg gjatë verës së vitit 2014.
Deda e ka shkruar vetë këtë këngë, duke e bërë po ashtu muzikën, kurse inçizimi live është bërë në studion Homebasesound në Prishtinë. Në video janë përdorur edhe klipe personale të krijuara me telefon nga këngëtari, që përfshijnë një periudhë prej 2-3 vjetësh.