Shpallen rezultatet e garës ‘Ushtari më i mirë 2019’

Sot mbahet ceremonia e shpalljes së rezultateve të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2019’’.

Lajme

26/04/2019 08:19

Gara e ushtarit më të mirë 2019 filloi më 22 prill dhe sot shënon fundin e saj.

Në këtë garë morën pjesë 22 garues nga FSK-ja dhe 18 garues nga 9 vende partnere, si: Shqipëria, Belgjika, Kanada, Kroacia, Maqedonia Veriore, Britania e Madhe, Polonia, Turqia, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ceremonia mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë,  tek Amfiteatri i Brigadës për Mbështetje Operacioneve, me fillim prej orës 13:00.