Shorti i Ligës së Kampionëve? Do të befasoheni nga zgjedhja e Dybalas
Paulo Dybala nuk brengoset nga mundësia e ballafaqimit me një kundërshtar të fortë në shortin e Ligës së Kampionëve.

Sport
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala nuk ka frikë nga asnjë nga kundërshtarët e mundshëm në shortin e Ligës së Kampionëve.
“Bianconerët” fituan Grupin H por prapë rrezikojnë një kundërshtarë të fortë në fazën tjetër të garës.
Real Madrid, Bayern Munich, Manchester City, Bayer Leverkusen, Porto dhe Benfica janë kundërshtarët e mundshëm.
Por, Dybala thotë se nuk e ka problem asnjë prej tyre. “Shorti në Ligën e Kampionëve? Nuk brengosem”, deklaroi ai pas fitores 2:0 ndaj Dinamo Zagrebit, përcjell “Lajmi.net”.
“Ne jemi Juventus dhe kundërshtarët duhet të kenë frikë nga ne”, theksoi Dybala.