Shorti i kurdisur? (FOTO)

Në rrjetet sociale janë publikuar një numër i madh i komenteve që akuzojnë UEFA-n se qëllimisht ka ndarë Realin dhe Barcelonën me shpresë të një El Clasico në finalen e Berlinit.

Sport

24/04/2015 16:42

Sa herë që tërhiqet një short për Ligën e Kampionëve, ka të atillë që dyshojnë se ai ishte i kurdisur.

Njësoj ndodhi edhe sot pas tërheqjes së goglave që përcaktuan dy çiftet gjysmëfinale të garës.

Barcelona do të luajë kundër Bayern Munichut, kurse Juventus ndeshet me kampionin në fuqi, Real Madrid.

Por, në rrjetet sociale janë publikuar një numër i madh i komenteve që akuzojnë UEFA-n se qëllimisht ka ndarë Realin dhe Barcelonën me shpresë të një El Clasico në finalen e Berlinit.